Kreu i listës së PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, i është përgjigjur për hërë të parë dhe të fundit kryeministrit Edi Rama, pas akuzave që ky i fundit i bën se është përdorues i alkoolit. Leskaj thotë se kjo logjikë është e pamundur që të përdoret nga Rama, sa kohë që vetë kryeminsitri akuzohet se është përdorues droge.
Sipas Leskajt ai është përpjekur që të tregohet disi i rezervuar ndaj Ramës, duke njohur faktin që ai mban postin e kryeministrit, por duket se tashmë kur na ndajnë dhe 4 ditë nga zgjedhjet, demokrati ka vendosur që të thojë fjalën e tij.
“Nuk është problemi te batutat që thotë Rama, se nuk më shqetëson, një njeri që përdor drogë të të flasi për alkoolin, është njësoj si gomari ti thojë kaposhit ”ik o kokëmadh”, nuk ka asnje llogjikë. Plus kam dhe diçka personale, unë jam përpjekur që ta respektoj Ramën si kryedeputet të Vlorës, ose si kryeM të Vlorës, dhe ndaj nuk e kam përmendur, kjo mund të jetë hera e parë dhe e fundit që flas për të.
Nuk e di ndoshta në PS e quajnë prijës, skënderbe, lider global, siç ai e quan veten, por unë e njoh shpejt, dhe ja njoh guximin. E di që ska guxim, ja di besën që është i pabesë, unë ja njoh të nxënurit, e di që është i panxënë, unë e di si e dinë të gjithë shqiptarët që është një spitullaq blloku, dhe aq i gjatë sa është, nuk është as sportist dhe as piktor, kudo ka qenë dështak, është si një kallëm i rritur në fekale”, shprehet Leskaj në një video që është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Ish-kreu i KLSH-së Leskaj ka vendosur që të kandidojë në këto zgjedhje në krye të listëve të deputetëve për PD-në në Vlorë, ndërsa Rama e ka cilësuar përherë atë gjatë fushatës me epitetin “leskoja i rakisë’.
(E.K/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
