Skip to content

Ushtria dhe policia do të marrin në ruajtje GJKKO dhe SPAK për zgjedhjet e 25 prillit

Gjykata e Posaçme dhe SPAK do të “blindohen” nga policia dhe ushtria ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 25 prill.

Përveç forcave të policisë, në GJKKO e SPAK kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë, që do të mbajnë në ruajtje godinën të dielën.

Policia dhe ushtria kanë shkuar sot te godina për koordinim, ndërsa në ruajtje të ushtrisë godina do të kalojë nga dita e shtunë.