Presidenti Ilir Meta i bërë thirrje urgjente qeverisë, Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe KQZ, që të heqin vendimin për karantinën dy-javore të emigrantëve që futen nga Greqia apo Maqedonia e Veriut.
Në një konferencë me tone të ashpra, Kreu i Shtetit tha se ky është një akt i rëndë antikushtetues për të ndaluar emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në votime.
