Skip to content

Afganistan, 5 të plagosur në një sulm me bombë

Në një sulm me bombë mbrëmë në Kabul të Afganistanit janë plagosur 5 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryen njoftoi se në “udhëkryqin e dëshmorëve” në Kabul, ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Ndihmësi i zëdhënësit të MPB-së, Hamid Rushan në një deklaratë për mediat tha se në sulmin me bombë u plagosën 5 persona.

Dëshmitarët theksojnë se sulmuesi si objektiv ka pasur autokolonën e pjesëtarëve të forcave të sigurisë që kalonin në këtë pjesë.

Pretendohet se ka edhe të vdekur ndërsa shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.