Skip to content

‘Nënkryebashkiaku i Klosit, Armand Gjini më pagoi 570 mijë lekë duraluminët, i meriton votat e familjes time’

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një përgjim ku shfaqen dy qytetarë të bashkisë Klos të cilët flasin për blerjen e votave nga nënkryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini.

Në përgjim, qytetari thotë se nënkryetari i bashkisë, kishte paguar shpenzimet për duraluminet e dritareve të shtëpisë të tij që kapin vlerën 570 mijë lekë të vjetra.

Qytetari thotë se tashmë me veprimin e bërë, nënkryetari i bashkisë Klos i ka merituar votat nga familja e tij.