Skip to content

ÇFARË NDODHI NË ELBASAN/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur për ”thasët me para” të zgjedhjeve, si nisi konflikti mes palëve që çoi në shkëmbim zjarri

Elbasani është tronditur këtë të mërkurë nga një ngjarje tepër e rëndë që njollos procesin zgjedhor që pritet të mbahet të dielën. Derimë tani bilanci i përplasjes me armë, që nisi me ndalimin e një mjeti që dyshohet se shpërndante para në emër të PS-së, është një i vrarë dhe tre të plagosur, mes tyre dhe një efektive e Shqiponjave.

Nga përplasja ka vdekur në vend Pjerin Xhuvani, është plagosur shtetasi Klemend Xhaferri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, si dhe një person tjetër, ndërsa efektivja që ka mbetur e plagosur është e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhensila Shota.

Xhuvani dhe Xhaferri janë të dy persona të njohur në Elbasan, dhe të denoncuar me zë dhe me figurë si autorë të trazirave që ndodhën në ditën e verës në Elbasan.

Për momentin nuk dimë të themi nëse personat që kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur janë konfiktuar me një grup rival, apo me Policinë, ndërkohë që në Elbasan kanë zbarkuar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu, dhe Tonin Vocajn.

Për t’ju bashkuar ,

loading…

/faxweb