Skip to content

Ngjarja e Elbasanit, reagon Taulant Balla: Mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar automjete me paramilitarë të PD-së

 

Taulant Balla:

Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë për të cilën është informuar mbarë publiku dhe prej momentit të parë jam munduar të marrë të gjithë infomracionet e nevojshme dhe kam informuar të gjitha organizatat e PS në Elbasan që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Provokimet kanë një autorësi të vetme PD-në dhe presidentin e Republikës. Partia Demokratike siç e dini që prej ditës së verës ka autorësinë. Ngjarja e sotme është tepër e rëndë dhe ka mbetur i vdekur një person. Siç e dini sot në mëngjes kanë zbarkuar automjete me paramilitarë të PD-së të cilët kanë terrorizuar qytetarët. Autorësinë e këtij krimi të rëndë duhet t’ia lëmë autoriteteve ligjzbatuese. Automjeti i PD-së ka mbajtur brenda njerëz me armë.

Thirrja ime është që të ruhet qetësia dhe të mos bien nën provokim. Paramilitantët kanë zbritur në Elbasan të ..sot kryen një akt dhe krim të rëndë në qytetin e bukur të Elbasan.