Kandidati për deputet në Durrës i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë për ‘FaxNews’ ka folur për ngjarjen e Elbasanit, ku tha se ngjarja është e qartë dhe shkaktarë kanë qënë grupet e Taulant Ballës të cilat sipas tij janë të mbrojtura nga policia.
Ndërkohë më tej, Paloka foli edhe për fushatën e Partisë Demokratike në Durrës, për të cilën tha se janë dy fushata, e dritës dhe e errësirës. Sipas tij fushata e dritës është ajo e PD-së e cila bëhet në mënyrë të tillë që kandidati takon çdo banorë dhe i shpalos programin e tij dhe e errësirës është ajo e PS-së që me anë të personazheve të botës së krimit po blenë votën. Më tej Paloka shtoi se këta personazhe janë të mbrojtur nga policia, por struktura e mbrojtjes së votës është duke i monitoruar.
“Mendoj që është e qartë ngjarja, grupe të caktuara të rilindjes të organizuara nga Taulant Balla, personazhe të njohur të botës së krimit qarkullojnë me para për të blerë vota dhe në disa raste të mbrojtur nga policia. Kjo është ajo që ndodhi në Elbasan. Jemi përballë disa krimeve në ngjarjen konkrete, të organizuara nga grupe që lëvizin me armë dhe blejnë vota. Kjo u evidentua nga demokratë dhe u kërkua të bllokohej ky krim. Partia Demokratike ka bllokuar një krim në zhvillim siç është blerja e votës, u përpoqën ta ndalin dhe nga ana tjetër pati një incident që e dini. Përkrahësit e Taulant Ballës qëlluan dhe më pas ndodhi ajo që ju e dini.
Unë e kam thënë dhe ditët e tjera dhe fushata në Durrës ka dy pamje dhe është fushata e dritës dhe e errësirës. E dritës është e PD që ka takuar njerëz dhe ka folur i ka parashtruar programin e të gjitha që duhen, ndërkohë në krahun tjetër kemi të gjitha shkeljet e kodit zgjedhor dhe më ordinerja që është shtrimi i rrugës dhe ana më e errët e saj është blerja e votës ku dhe siç kemi parë në Elbasan ka tentative të vazhdueshme nga njerëz të botës së krimit që përpiqen të blejnë shpirtin e qytetarëve dhe mbi varfërinë e atyre njerëzve përpiqen të abuzojnë. Deri më tani nuk ka patur incidente, jemi në vëzhgim të këtyre individëve dhe jemi në mbrojtje të votës dhe do e mbrojmë deri në fund dhe do të jemi kundër dhunës.
Një situatë seriozë është sepse tani që ndoqa pamjet dhe nëse policia ata njerëz që janë në makinë, policia që është e pranishme aty duhet të hapë derën dhe ti verifikojë me dokumentet. Kjo ndodh sepse policia është në djeni dhe e dinë që po të hapin derën në prani të qytetarëve do të zbulohen lekë dhe para. Nuk mund të jetë e paligjshme që të denoncojnë qytetarët. Struktura e mbrojtjes së votës funksionon në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Janë qytetarë që do ta mbrojnë votën me çdo mënyrë.
Në atë rast në Maqellarë është njëjtë si në Elbasan që nuk u lejua të kontrollohej makina sepse kanë frikë dhe e dinë madje që ka para të pista për blerjen e votës.”, u shpreh Edi Paloka.
(R.g/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
