Mirësejugjej vëllezër dhe motra shkodran dhe shkodrane, në këtë ditë të bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që e pret Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë ditën e dielë duke votuar numrin 9.
Shkodra e pamposhtur dhe e papushtueshme e qytetarisë, Shkodra që ja ka ngritur kokën kombit në ditët më të zeza, është sot siç ka qenë gjithmonë në paarojë të ndryshimit. Pikërisht sepse ësht Shkodra e demokracisë , e ndryshimit dhe Shqipërisë si gjithë Europa.
Fitorja e ditës së ielë do të fillojë nga Shkodra, nga maja më e lartë e Kelmendit dhe do zbresë deri në skajin më jugor t vendit.
Kjo do të jetë fitrja më e thellë dhe më e bukur sepse do ti takojë cdo shkodrani dhe të gjithë shqiptarëve pa përjashtim.
8 vite makth, 8 vite prmetime të pambajtura, 8 vite korrupsion dhe banda do të marrë fund ditën e dielë me energjinë që kam marrë anë e mbanë Shqipërisë.
Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe Vlorës, Korcës dhe Durrësit e unë do jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve.
Dua t’ju falënderoj nga zemra edhe socialistët e zhhgënjyer që do të votojnë numrin 9 sepse nuk ka shqiptar që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është numri 9 dhe largimi i Ramës nga politika.
Vijon
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/
loading…
/faxweb
