Skip to content

Iu refuzua kërkesa nga Gjykata e Apelit, Arbër Çekaj largohet në mënyrë demostrative nga seanca, bën deklaratën e papritur për avokatët mbrojtës

Gjykata e posaçme e apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të mos gjykohej me ”gjykim të shkurtuar”. Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj është larguar në mënyrë demostrative nga salla, dhe ku ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Kjo deklaratë e Çekajt lidhur me avokatët e tij mbrojtës, duket se do të minojë procesin, dhe nuk dihet nëse është një truk ligjor nga ana e të pandehurit, për të vonuar vendimin që pritet të jepet në muajin Maj.

Në fundin e seancës së sotme, u caktua data 7 Maj, që prokuroria të japë pretencën e saj në lidhje me Çekajn, i cili vazhdimisht ka ngritur pretendime se procesi i tij është i ndikuar politikisht dhe i paragjykuar që prej ditës së parë.

Në Gjykatën e Posaçme, Çekaj është dënuar me 14 vite burg, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb