Këto janë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, atje ku ditën e hënë Rudolf Nikolla, nisi të qëllojë me thikë disa besimtarë muslimanë.
34 vjeçari nis të qëllojë me thikë këdo që i del përpara. Më pas hyn në ambientet e xhamisë dhe nis të godasë besimtarët. Kamerat e sigurisë tregojnë momentet kur ai del nga xhamia dhe vijon të qëllojë mbi ta. Më tutje tenton të largohet me një biçikletë dhe është ky momenti kur një grup besimtarësh arrijnë ta ndalojnë, njëlloj siç tregoi një prej të lënduarve disa ditë më parë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, 34 vjeçari doli para gjykatës dhe u justifikua duke thënë se e përnqinin prej disa kohësh. Gjykata vendosi të japë masën e arrestit me burg, ndërsa procesi vijon deri në një verdikt final për të riun nga Burreli.
https://www.youtube.com/watch?v=B5l975oLCzo
