Skip to content

Në ditën e fundit të fushatës, Basha nxjerr videomesazhin për punonjësit e administratës publike: Mos kini asnjë frikë …

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme një video mesazh ku u drejtohet të gjithë punonjësve të administratës publike duke u thënë që mos të kenë frikë.

Ai u kërkoi të gjithëve që të dalin dhe të votojnë masivisht për të sjellë ndryshimin.

“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve”- tha Basha.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb