Skip to content

VIDEO/ Fitore për mbijetesë, lojtarët e Bylisit festë të çmendur në dhomat e zhveshjes: “Rama Ik”

Bylisi vuajti jo pak përballë Apolonisë, por ia del të marrë 3 pikë të arta falë një goli të Anthony Beji në minutat shtesë të ndeshjes. Mallakastriotët u shfaqën më kërkues, por të paqartë në manovrën e tyre, kjo edhe për shkak të një ndeshjeje të kujdesshme të fierakëve, që janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë mallakastriotët ia dolën të marrin fitoren që i ngjit në kuotën e 29 pikëve, dy më pak se Kastrioti dhe 6 më shumë se Skënderbeu duke konsoliduar pozitat në klasifikim. Një fitore e tillë sigurisht që ka shijuar për lojtarët dhe stafin mallakastriot, pasi në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa me thirrjet “Rama ik”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb