Ende nuk ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore te KZAZ-së nr. 47 e cila përfshin fshatrat në Elbasan.
Shkak për këtë u bë nisja e këtij procesi me vonesë pas orës 18:00 pasi partia demokratike ka zëvendësuar disa herë komisionerët.
KZAZ-ja më e madhe e Bashkisë Elbasan përfshin 101 qendra votimi. Pritet të punohet gjatë natës në mënyrë që qendrat e votimit te jenë gati nesër ne mëngjes.
Një problem i ngjashëm u raportua dhe nga qyteti i Durrësit. Në KZAZ numër 21 në qytetin e Durrësit ka momente për sa i përket shpërndarjes së materialeve zgjedhore kur mbeten pak orë nga zgjedhjet parlamentare.
Mësohet se vonesat vijnë si pasojë e mungesës së komisionerëve, konkretisht ndërrimi i komisionerëve të PS-së.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
