Skip to content

Nisin vonesat e para/ Probleme me paisjet e identifikimit në Gjirokastër, vonesa në hapjen e qendrave të votimit dhe në Vlorë

Teksa ka nisur orari zyrtar i votimit në të gjithë vendin, janë ndeshur dhe problemet e para sa i takon teknologjisë së identifikimit elektronik të zgjedhjësve si dhe vonesat në hapjen e QV-ve.

Gazetarët e Fax News raportojnë se në Gjirokastër dhe në Tepelenë janë 3 qëndra votimi që kanë probleme me paisjet që lexojnë kartat e identitetit.

Po ashtu në Vlorë ka pasur vonesa në hapjen e qendrave të votimit që janë pranë Universitetit.

Ndërkohë që pa probleme derimë tani paraqiten qytetet e tjera të vendit, përfshirë Shkodrën, Durrësin apo Elbasanin.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb