Skip to content

Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë, banorët për 30 sekonda në panik

TEPELENE – Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka tronditur mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë në Tepelenë. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se tërmeti ka zgjatur për gati 30 sekonda.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë rreth orës 20:14. Kanë qenë dy lëkundje të njëpasnjëshme të cilat janë ndjerë edhe në fshatrat pranë qytetit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Memaliaj.

(e.f/BalkanWeb)