Në qarkun e Kukësit të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.
Por në tri prej tyre ka pasur vonesë në funksionalizimin e pajisjeve elektronike për verifikim të qytetarëve me të drejtë vote.
“Qendrat e votimit janë hapur të gjitha në orën 7. Vetëm në tri prej tyre jemi duke pritur ende që t’i funksionalizojnë pajisjet e verifikimit të votuesve”, ka thënë Ilir Nerguti, Kryetar i KZAZ-së Kukës.
Në anën tjetër edhe në Tropojë sekretari i KZAZ-së, Ergen Gjongecaj ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Gjithashtu probleme me pajisjet elektronike ka pasur edhe ne Durres, Kavaje etj.
Previous articleDalin shifrat e 24 orëve të fundit për situatën e Covid-19 në vendin tone, njoftimi i fundit
