Skip to content

Qeveria irakiane nuk pranon ‘ngrirjen’, kërkon anulim të referendumit

 Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi tha sot se qeveria irakiane nuk pranon propozimin e Administratës Rajonale Kurde (KRG) për “ngrirjen” e rezultatit të referendumit të paligjshëm të mbajtur në veri të Irakut.
“Nuk pranojmë asnjë ‘ngrirje’ të rezultateve, kërkojmë anulimin e referendumit”, tha Al-Abadi.
Administrata rajonale kurde dje i propozoi Qeverisë së Irakut ‘ngrirjen’ e rezultatit të referendumit të paligjshëm, përfundimit të operacioneve ushtarake dhe fillimin e dialogut midis Erbilit dhe Bagdadit. aa