Skip to content

“Votoni se dhe dy orë e gjysëm ka mbetur”. Çfarë thotë Lulzim Basha për votimin e Albin Kurtit në Shqipëri

“Asnjë koment për votimin e kryeminsitrit Kurti. Edhe dy orë e gjysmë për të mbyllur kutitë e votimit dhe shkoni të votoni në qendrat e votimit. Përshëndetje të gjithë durrsakëve, që kanë dalë e kanë votuar deri tani. Ju them, shkoni e trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini e çojini te qendrat e votimit. kjo është dita juaj. Dielli po shkëlqen, mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve”, tha Basha.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb