Skip to content

Për të katërtin vit radhazi, Shkëndija e Tetovës feston titullin kampion në Maqedoni

Shkëndija nga Tetova pas fitores ndaj Borecit me rezultat 3-1 edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut.

Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendas priti Borecin, në pjesën e parë në minutën e 13 Egzon Bejtullahi shënoi një auto gol ku ju dha përparësi miqve dhe me rezultat 0-1 mbaroi edhe ndeshja e parë.

Pjesa e dytë ishte loja fantastike e Shkëndijës ku për 7 minita shënuan tre gola, ishte Murati që barazoi rezultatin në minutën e 62, pas tre minuta lojë Besart Ibrahimi shënon golin e dytë në minutën e 65, si dhe golin e fitores në minutën e 69 shënoi Hebaj.

Me këtë fitore Shkëndija shpallet Kampione në ligën e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2020/2021.

Klubi shqiptar e përfundoi sezonin para kohe, pasi aktualisht ka grumbulluar 68 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Shkupi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb