Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri daljen e radhës për të folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
I pyetur për numrin e madh të votave të pavlefshme, që paraprakisht llogaritet në 5%, Celibashi deklaroi se në këto momente fokusi është numërimi, por në një moment të dytë do rtë bëhet vlerësimi i këtyre fletëve.
Ai më tej kritikoi dhe numërusit që sipas tij në disa raste po vonojnë procesin për shkak të qëndrimeve politike.
“Janë numëruar më pak se 30% se qendrat e votimit. Për KZAZ 671 pustec dhe 51 Libohovë ka përfunduar për partitë dhe kandidatët. Dua t’iu them që KQZ po e ndjek me vëmendje vijimin e procesit. Për fat të keq shohim sjellje të këqija të anëtarvëe të KZAZ-ve. Kemi të dhëna që shpeshhere, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve politike. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes së KQZ situata ka ndryshuar. Në momentin që flasim nuk kemi informacion që të jetë ndërprerë procëesi i numërimit.
Ne gjejmë të gjitha vlerësimet e misionit OSBE-ODIHR realiste. Shumë prej tyre janë të tilla që kanë të njëjtin qëndrim sikundër dhe KQZ. Kemi patur disa raportime, si kandidati Boiken Abazi, në lidhje me disa parregullsi, në mënyrën sesi është bërë vlerësimi. Po e ndjekim këtë situatë.
Puna është e vështirë dhe në tension. Kemi të dhëna se pengimi i procesit vjen për shkak të qëndrimeve subjektive. Kqz ka reaguar dhr pas ndërhyrjes situata ka ndryshuar
Numri i kërkesave për akses të faqes shumë i madh. Kemi patur raportime nga disa kandidate dhe nga Boiken Abazi në lidhje me disa parregullsi për vlerësimin e fletëve të votimit do marrin vendime dhe do mbajmë qendrimet e duhura. Vlerësimin e fletëve të pavlefshme është herët për ta bërë fokusin e kemi te mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Çdo fletë votimi e pavlefshme nuk është gjë e mirë nga verifikimi i KQZ nuk rezulton që hapja e kutive të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Të gjitha zonat që janë nën 30% përfshirë dhe Tiranën ka pasur proces të avashtë”, tha Celibashi.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
