Skip to content

Sherr i madh brenda KZAZ 30 në Tiranë, grushtet nuk i ndal as prezenca e madhe e Policisë

Situata ka agravuar keq mbrëmjen e sotme në KZAZ 30 në kryeqytet, ku disa persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Ky konflikt fizik ka ndodhur brenda shkollës 1 Maji lu po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sic shihet nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Fax News, grushtet, shkelmat dhe karriket kokës  nuk janë ndalur pavarësisht prezencës së policisë në sallë.

Është dashur ndërhyrja e më shumë forcave policore për të bërë e mundur që të shuhet sherri, por përpjekjet për dhunë kanë vazhduar dhe jashtë shkollës 1 Maji.

Mësohet se janë shoqeruar 5 persona, por gjatë shoqerimit të një prej tyre, shihet se personi në fjalë mundohet të kundërshtojë policinë. Ai madje godet me grusht edhe makinën e policisë.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb