Skip to content

Beteja në Njesinë nr.7, Strazimiri: Ka qenë historikisht bastion i PS-së me mijëra vota përpara, diferenca tashmë shumë e ngushtë

Gent Strazimiri: Dega 7 ka qenë historikisht një bastion i Partisë Socialiste dhe këtë herë nuk i ka ecur as me lejet e legalizimit të çuara natën, as me procesin e rindërtimit.

Nga disa mijëra vota diferencë që ka patur Partia Socialiste tashmë rezultati është diku te 200-300 vota para.

Procesi ka shkuar mirë, kjo falë punës heroike të vëzhguesve dhe numëruesve, të cilët kanë rreth 30-orë pa gjumë të përkushtuar që procesi të shkoj sa më mirë.

Dua të garantoj se çdo votë e hedhur kundër mafias në pushtet po mbrohet dhe është e garantuar në mënyrë heroike. Numëruesit mund t’i ndërrosh ekipe ekipe, ndërsa anëtarët e KZAZ-së nuk mund t’i ndërrosh ndaj respekt për punën e tyre të palodhur.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb