Skip to content

Përfundon numërimi në Dibër, ja kush fitoi

Përfundon procesi i numërimit në Dibër.

Partia Demokratike ka arritur të fitojë në në këtë qark, duke sigurojë 45.13 për qind të votave.

Në vend të dytë renditet, Partia Socialiste, ku garantoi 44.67 për qind.

Ndërkohë, LSI është forcë e tretë, me 6.93 për qind.

Më herë, përfundoi numërimi edhe në Kukës, prej ku Partia Demokratike fitoi bindshëm, me 24071 vota.