Skip to content

Përfundon numërimi në Njësinë numër 6 në Tiranë, nuk ka surpriza, PS fiton në bastionin e saj

Procesi i numërimit në Njësinë numër 6 (Kombinat) ka përfunduar, ku në bazë të të dhënave zyrtare nga KQZ nuk kemi ndonjë surprizë. Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm bastionin e saj në këtë zonë të kryeqytetit.

Partia Socilaliste ka arritur të marrë 15 596 vota, ose 53.56%. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 9994 vota ose 34.38%.

Forcë e tretë renditet LSI, e cila ka mundur të sigurojë 2039 vota ose 7.01%.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb