Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Apeli liron nga qelia 2 kontrollorët e Rinasit. Vendimi për Flora Ndrecën

Është dhënë vendimi për kontrollorët të cilët bojkotuan punën në aeroportin e Rinasit, me justifikimin se ishin shumë të stresuar duke qenë se kishin më shumë se një vit që merrnin rroga të përgjysmuara për shkak të gjendjes së pandemisë.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, ku për më shumë se 24 orë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit ishin të pamundura, u shoqëruan disa prej kontrollorëve të cilët kishin bojkotuar punën.
Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin duke liruar nga qelia 2 prej kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje per Armando Fezgen dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga arrest shtëpiak do të hetohet në gjendje të lirë.

EMRAT/ U mbajtën 12 orë në komisariat, arrestohen 3 kontrollorët e Rinasit, qeveria nxit më tej konfliktin

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb