Skip to content

Presidenti Meta nderon sportistët beratas

Sot në sallën e mbledhjeve të Bashkisë Berat është zhvilluar një ceremoni e ndarjes së ttujve të nderit nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta. Dukej një ditë shumë sportive dhe ceremoniae sot në Berat ku kishte zgjedhur të bëhej pjesë edhe presidenti Meta duke iu përgjigjur kërkesës së Kryetari të Bshkisë Berat, z. Petrit Sinaj për të nderuar katër ikona të sportit beratas.

Ish sportistët e vlerësuar sot ishin Ilir Shabanaj(Pingpong) i vetmi që ende është aktiv në sportin e tij, si trajner dhe sportiest. Ai është dalluar, si një nga njerëzit që ka ndihmuar Tomorin e dekadave të fundit për të fituar titujt e shumtë të pingpongut në rang kombëtar por jo vetëm.

Ollga Gjogu është vlerësuar, si ish volejbolliste dhe kapitene e ekipit të Tomorit në një sport që prej dekadash është i zhdukur në Berat. Ndërsa Vasil Hoço është përzgjedhur nga sporti i peshëngritjes dhe kjo ka bërë që edhe presidenti një ish peshëngritës të tregonte më tepër emocion gjatë prezantimit.

Por sigurisht më i mirëpritur ka qënë titulli për ish sulmuesin e njohur të Tomorit, Përparim Kovaçi për të cilin presidenti Meta nuk ka nguruar të tregoj edhe një nga thëniet e shumta që këndoheshin për të në stadium duke treguar edhe ai kohën kur ishte tifoz i skuadrës së Tomorit dhe që përkon me kohën kur Kovaçi luante.

Të katër sportistët janë nderuar me “Titullin e Nderit për merita civile’’ dhe presidenti  Meta dhe kryebashkiaku Sinaj i kanë vlerësuar, si shembujt që duhen ndjekur nga të rinjtë për të ndihmuar një të ardhme më të mirë.

Po ashtu edhe fituesit e titujve veç falenderimeve kanë kërkuar nga të rinjtë që të afrohen më tepër me sportin për t’iu larguar veseve të sotme./Berati.TV