Skip to content

Marrin fund dyshimet, këta janë përgjegjësit për “vrasjen” e Armando Maradonës

Vdekja e Diego Armando Maradona në 25 nëntor 2020 shokoi botën e futbollit. Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.

Ai ishte shtrirë në spitalin La Plata më 2 nëntor 2020 dhe fillimisht u tha se u shtrua për arsye psikologjike. Por, vetëm një ditë më pas iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në tru për të trajtuar një hematomë subdurale.

Pas operacionit që u quajt i suksesshëm, ai u la në shtëpi më 12 nëntor dhe mbikëqyrej nga mjekët ambulatorë. Por, më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare, Maradona pësoi një atak në zemër dhe vdiq në shtëpinë e tij në Dique Lujan të Buenos Airesit në Argjentinë.

Vdekja e tij nxiti reagime të shumta dhe tani në bazë të një raporti mjekësor – të transmetuar nga SportMediaset – vdekja e legjendës mund të shmangej.

Vdekja e Diego Armando Maradonas ishte “e shmangshme” dhe përgjegjësitë për vdekjen e ‘Pibe de Oro do t’i atribuohen drejtpërdrejt neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, të cilët tani rrezikojnë të akuzohen për vrasje pa dashje.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb