Skip to content

VIDEO/ Lulzim Basha: Edi Rama nuk është më kryeministër

Dështimi i Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet.

Ndërkohë, ajo që irrituar më shumë demokratët është fakti se ai nuk pranon të largohet nga pozicioni drejtues.

Së fundmi në rrjet është rikthyer një fjalë e shkurtër që Basha ka mbajtur më herët në selinë e Partisë Demokratike.

“Sot Edi Rama nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve, s’mund të jetë më kryeministër para botës demokratike.

Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund. Mirupafshim të enjten”, shprehej Basha, por që fill pas kësaj fjale humbi edhe 2 palë zgjedhje të tjera.