Në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ka patur një protestë nga simpatizantë të kësaj force politike, që kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare për herë të dytë.
Kujtojmë se ditën e djeshme ish presidenti Bujar Nishani, bëri thirrje për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, duke e quajtur atë “të paaftë” dhe duke deklaruar se po uzurpon partinë.
Edhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar largimin e Bashës, duke shpallur edhe kandidaturën e tij.
FOTO:
