Në qarkun e Durrësit po vijon procesi i numërimit për kandidatët e partive politike.
Aktualisht, me rezultatin e publikuar, kryeson kandidati i partisë demokratike, Rezeart Tusha, ndërsa të tjerët janë pas tij.
Më konkretisht sipas shifrave të nxjerra deri më tani nga KQZ, tek partia socialiste kryeson Ilir Ndraxhi me 334 vota, i ndjekur nga Jurgis Çyrbja me 332 vota, Edi Rama me 321 vota, Rrahman Rrahja 269 vota dhe Lefter Koka 218 vota.
Ndërsa tek partia demokratike kryeson Rezeart Tusha me 415 vota, i ndjekur nga Andia Ulliri ne 352 vota dhe Igli Cara me 243 vota.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
