Skip to content

Yuri Kim: Përgëzojmë kryeministrin për fitoren, gjithashtu edhe Bashën për fushatën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar zyrtarisht kryeministrin Edi Rama lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke përcjellë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që vlerëson dhe njeh procesin zgjedhor, Kim shkruan:

“Ne e përgëzojmë Kryeministrin Partia Socialiste në fitoren e tyre elektorale.

Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë.

Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar.

Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe“, shkruan Kim.