Skip to content

“E humba time shoqe dhe foshnjen ende pa lindur, brenda ditës”

“Kjo sëmundje mund të jetë e rrezikshme, por sistemi ynë është edhe më shumë i rrezikshëm”

Këto fjalë i thotë babai i dy fëmijëve të mitur, i cili mbeti i vetëm. E shoqja shtatzënë ndërroi jetë, e së bashku me të edhe foshnja e saj, që kurrë nuk e pa dritën e jetës.

BBC i ka kushtuar sërish një kronikë situatës dramatike që po përjetojnë njerëzit në Indi. I gjithë vendi po ngjitet në një ‘dallgë’ të jashtëzakonshme infektimesh që kapin shifra prej mijëra të vdekurish e mbi 300 mijë infektimesh në ditë.

Korrespondetja e BBC në Indi, ka përcjellë historitë e trishta të dy familjeve, të një burri që humbi të shoqen dhe jeton në fshat e të një gruaje që humbi vjehrrën e jeton në qytet. Pavarësisht vendit dhe kushteve më të mira, situata nëpër spitalet atje është mjaft e rënduar.

Saçin quhet ky burrë, i cili pavarësisht thirrjeve e të bërtiturave për ndihmë, nuk gjeni përkrahje. Të shoqen shtatzënë e humbi dhe lajmin e mori vesh fare rastësisht. Nëpër spitale është e vështirë të gjesh doktorë që të flasin për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të punës e stresit me të cilin ata përballen.

Saçin i thotë BBC-së se për tri ditë me radhë e shoqja e tij u la mënjanë, njëherë në repartin Covid e njëherë në atë joCovid. Iu bënë dhjetëra analiza, por kurrë asnjë trajtim derisa ajo humbi jetën.

“E humba gruan e foshnjen e palindur brenda ditës…”-thotë mes lotësh ai.

Por situata e rënduar nuk është veçse në vendet më të varfëra të Indisë. Njëlloj paraqitet gjendja edhe në qytetet më të mëdha të vendit. Si ngjarja e Saçin, ashtu ndodhi dhe me këtë grua. Ajo tentoi çmos që t’i shpëtonte jetën vjehrrës, por nuk mundi… sepse nuk kishte oksigjen. Nishi quhet kjo grua, e cila shkoi nga një spital në tjetrin

“Doktori më tregoi trupat e njetëzve pa jetë…iu luta, iu përgjërova se më kishte premtuar për një shtrat për vjehrrën…”-thotë mes lotësh Nishi.

Por atje nuk kishte shtretër dhe kur një shtrat u lirua, ishte shumë vonë.

Më kërkonte ta ndihmoja, dhe unë s’munda, skisha çfarë të bëja”-i thotë ajo BBC-së.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Indi, mungesa e oksigjenit dhe infektime masive (mbi 1 milionë) kanë futur në kolaps sistemin shëndetësor atje. Në shumë vende, një bombul oksigjeni është kthyer në luks, teksa qindra njerëz kanë mbetur nëpër dyert e spitaleve prej mungesës së shtretërve

Pamje dramatike, në qytetin ku oksigjeni është kthyer në luks