Skip to content

Kur janë numëruar 327/411 QV, sa janë shanset që Ilir Beqaj dhe Bardh Spahia të thyejnë herësin në Shkodër

NE qytetin e Shkodrës vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti, teksa tashmë janë numëruar 327 nga 411 qendra votimi.

Partia Demokratike ka siguruar 5 mandate në Shkodër ndersa Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate, në këtë mënyrë dy emra të njohur si Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj e shohin veten jashtë parlamentit të ardhshëm .

Por sa janë shanset që këta dy figura të thyejnë herësin dhe të futen në parlament? Bardh Spahia ka më shumë gjasa sepse ka marrë deri më tani 5659. Ndërsa Ilir Beqaj ka siguruar vetëm 2714 vota.

Lista e PD në Shkodër, 10 emrat e parë:

1.Helidon Bushati
2.Emilia Koliqi
3.Ramadan Likaj
4.Greta Bardeli
5.Zef Hila
6.Ludovik Hasanaj
7.Bardh Spahia
8.Nard Ndoka
9.Izmira Ulqinaku
10.Aldo Gega

Lista e PS në Shkodër, 5 emrat e parë:

1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb