Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka paralajmëruar që qeveria Rama 3 do të zgjasë maksimumi një vit.
I ftuar në Open së bashku me ish-deputetin e PD-së Arben Ristani, Mark Marku kundërshtoi kategorikisht Ristanin kur ai u shpreh se katër vitet e ardhshme do të jenë në opozitë.
Rikujtojmë që më herët Mark Marku ka deklaruar se Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të njohë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pasi kanë prova që janë blerë votat, të cilat shumë shoejt do bëhen publike.
Pjese nga biseda:
-Për katër vitet e ardhshme PD-ja do të jetë në opozitë.
-Kush tha. E ke gabim. Maksimumi një vit do zgjasi. Ju garantoj.
-Fakti është që ne do jemi në opozitë në katër vitet e ardhshme. Përgjegjësia nuk është vetëm e kryetarit por sigurisht përgjegjësi është e para e atij. Ka humbur katër herë zgjedhjet prandaj duhet të hapë rrugën.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
