Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka akuzuar Lulzim Bashën se ka lënë pafinancuar njerëzit e këshillit kombëtar prandaj të gjithë janë përqëndruar në Tiranë.
Sipas Nishanit, i cili foli i ftuar në Opinion, Lulzim Basha nuk ka mbështetur me logjistikën e nevojshme njerëzit që përfaqësojnë PD-në në terren, duke mos i dhënë mundësi që të shkojnë në rrethe.
Rikujtojmë që Bujar Nishani ka dalë ditën e djeshme hapur kundër Lulzim Bashës, duke i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen si fajtor i zgjedhjeve të 25 prillit.
“E dini ju? Njerëzit e Këshillit Kombëtar janë të gjithë në Tiranë. Ata janë të gjithë në Tiranë, sepse janë me vendbanim këtu dhe nuk kanë si të ikin në rreth. Nëse sot kemi një rezultat të tillë në kutitë e votimit, kjo është në gjykimin tim dhe që njoh politikën, elektoratin dhe strukturat e PD, kjo është si rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme të njerëzve që përfaqësojnë Partinë Demokratike në terren, por që janë lënë pa mbështetje, janë lënë të braktisur. Nga ana organizative, nga ana e logjistikës, mbështetjes, njerëzit tanë ishin të pafinancuar. Ata shpirtin e kanë dhënë, por nuk mund ti japin më shumë se sa shpirti i tyre. Dhe për këtë është ai përgjegjës, përgjegjësi kryesor i humbjes,”- tha Nishani.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
