Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Dibra, 26-vjeçari vret të vëllanë e tij

Një vrasje brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Dibrën, ku një 26-vjeçar ka vrarë me thikë të vëllanë e tij.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë: Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb