Numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë ka sjellë mjaft surpriza në skenën politike shqiptare. Sipas të dhënave të deri tanishme deputeti më i votuar rezulton ai që shumë pak do ta kishte parashikuar në nisje të garës elektorale. Është pikërisht Taulant Balla, numri 2 i Partisë Socialiste a ii cili mban fronin me 21 591 vota personale. Pas tij vijnë Erion Braçe dhe Belinda Balluku me respektivisht me 14.058 dhe 12 174 vota.
Ajo që bie në sy është numri i votave të kryeministrit Rama i cili është tejkaluar nga kryedemokrati Basha, megjithëse ky i fundit kandidon në një qark me numër më të madh votuesish.
Basha ka arritur të sigurojë në Tiranë 11925 vota ndërsa kryeministri Rama 11 412 vota në Vlorë.
TAULANT BALLA PS 21,591
ERION BRAÇE PS 14,058
BELINDA BALLUKU PS 12,174
FATMIR XHAFAJ PS 12,004
BLENDI KLOSI PS 11,982
BLEDAR ÇUÇI PS 11,932
LULZIM BASHA PD-AN 11,925
SAIMIR HASALLA PS 11,515
NIKO PELESHI PS 11,479
EDI RAMA PS 11,412
ORNALDO RAKIPI PS 11,366
LUÇIANO BOÇI PD-AN 11,076
AGRON SHEHAJ PD-AN 9,552
ERVIN SALIANJI PD-AN 9,428
AURORA MARA PS 9,367
FLAMUR HOXHA PD-AN 9,159
ETJEN XHAFAJ PS 9,132
TOM DOSHI PSD 7,886
BELIND KËLLIÇI PD-AN 7,715
DASHNOR SULA PD-AN 7,533
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
