Skip to content

Vizita e parë pas zgjedhjeve, Yuri Kim takohet me Edi Ramën në kryeministri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri, katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane këtë të enjte në Kryeministri.

Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.