Numërimi i votave preferencialeve të kandidatëve për deputet në qytetin e Durrësit ka sjellë surpriza të paparashikuara në kampin demokrat. Më e votuara rezulton kandidatja më e re e listës, Andia Ulliri, vetëm 22-vjeç.
Sipas të dhënave nga KQZ, Ulliri i prin listës së kandidatëve me 5249 vota personale, në vend të dytë renditet Manjola Luku me 4051 vota, ndërsa i treti është Igli Cara me 3230.
Gjithashtu kujtojmë se PD në Durrës ka siguruar 6 mandate dhe pjesë e listës fituese nuk rezultojnë dy nga më të votuarit, pasi Luku është e 9 në listë ndërsa Cara është i 7.
Dy prej emrave politik më me eksperiencë në listën e Durrësit si Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi kanë arritur të marrrin respektivisht 2110 dhe 1792 vota deri në këto momente. Ndërkohë që janë numëruar 271 kuti votimi nga 481 në total.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
