Presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka uruar sot Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
LETRA E PLOTË:
I dashur Edi,
Në emër të familjes së socialistëve europianë, më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren e partisë suaj të dielën e kaluar.
Megjithë kontekstin sfidues të COVID-19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në kuadrin e ligjit të ri zgjedhor dhe kjo është një arritje e vërtetë.
Duke parë rezultatin pozitiv, dëshira e votuesve është e qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën europiane dhe zbatoni programin tuaj social-demokrat.
Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për popullin e saj dhe për të vazhduar rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën europiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin.
Edhe një herë, pranoni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore.
Me shpresën për t’u takuar së shpejti personalisht.
Përshëndetje
Sergei Stanishev
President i PES
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
