Skip to content

Humbja e zgjedhjeve, Neritan Liçaj: Rama ik! Le të bashkohemi gjithë shqiptarët ta rrëzojmë se është diktator dhe na përçau si zogjtë e korbit

Neritan Liçaj ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndonëse opozita pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje.

Liçaj deklaron se do të vazhdojë të bëjë thirrje “Rama ik” , pasi pretendon se të gjitha thirrjet e tjera i duken tentativa për të ndihmuar Ramën në këtë moment.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se kreu i qeverisë largohet vetëm nëse të gjithë bashkohen për ta rrëzuar.

“Unë vazhdoj të jem për vetëm një thirrje Rama ik!

Të gjitha thirrjet e tjera më duken tentativa për të ndihmuar Ramën në këtë moment.

Mua Rama ma ka vënë shkelmin në fyt, e askush tjetër.

Rama nuk ikën do thoni ju! Ikën nëqoftëse bashkohemi të gjithë për t’a rrëzuar… por kjo bëhet të bashkuar, jo të përçarë si zoqtë e korbit.

Diktatori është Rama. Shumë e thjeshtë. Kështu e mendoj unë të paktën”, shkruan aktori.