Skip to content

Bullgaria dëbon diplomatin rus, Moska njofton përgjigjen

Autoritetet bullgare thonë se po dëbojnë një diplomat rus, pasi prokurorët bullgarë shprehën dyshimin se Rusia ishte e përfshirë në katër shpërthime në depot e armëve në Bullgari.

Në një takim me ambasadorin rus, ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zakharieva kërkoi bashkëpunimin e plotë të Rusisë në hetimin e rrethanave të shpërthimit dhe përpjekjes për helmim të tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev, njoftoi Reuters.

Reagimi i Rusisë

Reagimi erdhi menjëherë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila tha se do t’i përgjigjej dëbimit të një prej diplomatëve të saj nga Bullgaria, njoftoi agjencia e lajmeve ruse Interfax.

Prokurorët bullgarë thonë se ata po mbledhin prova të përfshirjes së mundshme të gjashtë rusëve në katër shpërthime midis 2011 dhe 2020 në depot e armëve bullgare, të cilat ruanin municione për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji.