Skip to content

Nga bashkëpunimi me opozitën te rezultati i zgjedhjeve, flet Klodiana Spahiu: Nuk e dija që kishte pasur garë kaq të fortë mes kolegësh

Deputetja tashmë e zgjedhur e qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu ka qenë e ftuar ditën e sotme në një intervistë në Fax News, ku ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për risinë e këtyre zgjedhjeve, pra votën preferenciale, Klodiana Spahiu deklaroi se ajo vetë nuk ka luftuar për një garë individuale, por kur ka parë rezultatin e numërimit të votaave ka vënë re një garë të fortë mes kolegësh.

Sipas Spahiut, kandidati që ka marrë më shumë vota gëzon respekt më të madh në zonën ku kandidon, mirëpo përgjegjësi bëhet akoma më e madhe për atë që merr më shumë vota.

Ndërsa për sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me opozitën, Klodiana Spahiu ftoi kolegët e opozitës të njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Intervista:

Unë e cilësova që në fillim se personalisht nuk kam bërë garë individuale. Unë personalisht nuk kam luftuar për një garë individuale, por fokusi ka qenë te subjekti, pra të realizonim mandatin e tretë. Në këtë mënyrë të vazhdonim punët që kishim nisur, sidomos për qytetarët durrsakë. Mendoj që nëse unë do të kisha marrë më shumë vota dhe PS merrte më pak mandate kjo nuk më intereson. Qytetarët presin më shumë nga ne dhe Edi Rama.

Numërimi vazhdon. Do të doja të theksoja që ne nuk e dimë se ccfarë do të ndodhë me këtë sistem të ri. Padyshim që deputeti më i votuar gëzon respekt më të madh në zonën ku është votuar, por ka gjithashtu përgjegjësi më të madhe. Unë jam përpjekur gjatë fushatës që të prezantoj programin e PS-së. Ajo që vura re në fund të garës, pashë që kishte pasur një garë të fortë mes kolegësh. Lista e hapur ka shumë pozitivet. Në listën e opozitës kanë marrë shumicë votash dy gra të nderuara dhe të repektuara. Kur shoh votat që kanë marrë kolegët shikoj që paska qenë garë e fortë.

Në 12 vite të karrierës sime politike e kam vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me opozitën. Prandaj insistoj që ky bashkëpunim duhet dhe në vazhdim. Kam parë deklarat për të dalë në rrugë, një opozitë rruge, që do ishte pa rezultat. Do të ftoja të gjithë kolegët e opozitës të pranojnë rezultatin me dinjitet, dhe të bashkëpunojmë. E kemi ndjerë mungesën e opozitës në momentin kur ata morën vendimin për djegjen e madates. Ne vinim pas 8 vitesh në pushtet dhe përsëri kapëm një rezultat të mirë. Për mua është një gabim dhe s’duhet ta ndjekim këtë alibi.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb