Skip to content

Eurokomisioneri Varhelyi takon Albin Kurtin, këto janë temat që u diskutuan

Eurokomisionerin për fqinjësinë e mirë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zbardhur detaje nga takimi që mbajti ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një postim në rrjetet sociale, eurokomisioneri ka bërë të ditur se çfarë ka biseduar me Kurtin. Axhenda europiane e Kosovës, dialogu me Beogradin dhe lufta kundër Covid janë disa prej çështjeve që ata kanë folur.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nënvizova rëndësinë e çuarjes përpara të axhendës së reformave europiane dhe rinisjes së dialogut me Beogradin të lehtësuar nga BE-ja. Bashkimi Europian qëndron pranë Kosovës në luftën kundër pandemisë duke siguruar mbështetje dhe vaksina”, shkruan në rrjetet sociale Oliver Varhelyi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb