Skip to content

Përfundon procesi i numërimit të votave preferenciale në Durrës, mandatet e qarkut ndahen në 8 për Partinë… (Shifrat)

Numërimi i votave në KZAZ-të e Bashkisë Durrës ka përfunduar prej orësh tashmë, por vetëm pak minuta më parë KQZ ka bërë përditësimin e shifrave përfundimtare të votave për kandidatët e subjekteve përkatëse.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, 14 mandatet e këtij qarku me 481 QV janë ndarë në 8 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Demokratike, ndërsa LSI nuk mundi të siguronte as edhe një mandat.

Në radhët e PS-së, më i votuari rezulton vetë kryeministri Edi Rama me 15 871 vota, pas tij renditet Rrahman Rrahja me 7759 vota dhe Jurgis Çyrbja me 6583 vota.

Sa i përket kandidateve femra nga Partia Socialiste, më e votuara rezulton kryesuesja e listës, Milva Ekonomi me 3739 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Klodiana Spahiu ka siguruar 2731 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara nga PD, rezulton Manjola Luku me 6108 vota, por që e ndodhur poshtë “vijës së kuqe”, nuk mundi të thyejë herësin prej 10.576 votash të PD. Kandidatja femër, e dyta më e votuara dhe që do të shkojë në parlament nga PD është numri 6-të i listës, 22-vjeçarja Andia Ulliri, e cila ka mbledhur totalin e 5595 votave.

Më i votuari në 6-tshen e deputetëve që PD do të dërgojë në parlament është kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinant Xhaferaj me totalin e 6080 votave, i ndjekur nga Andia Ulliri dhe Agron Duka me 4731 vota.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit):

Nr. Kandidati Vota

1 Milva Ekonomi 3739

2 Alban Xhelili 2148

3 Jurgis çyrbja 6583

4 Klodiana Spahiu 2731

5 Ilir Ndraxhi 3556

6 Rrahman Rraja 7759

7 Lefter Koka 9609

8 Edi Rama 15871

Kandidatët e Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit):

Nr. Kandidati Vota

1 Edi Paloka 4212

2 Agron Duka 4731

3 Merita Bakiu 3159

4 Oerd Bylykbashi 3756

5 Ferdinant Xhaferaj 6080

6 Andia Ulliri 5595

loading…

/faxweb