Skip to content

Vjosa Osmani i kthen ” borxhin” Edi Ramës, e uron për fitore, por nuk i përmend emrin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa përgëzon PD-në dhe gjithë partitë e tjera që vendosën të garojnë në zgjedhje.

Ajo uron që përfaqësuesit e rinj politikë shqiptarë të kontribuojnë edhe në bashkëpunimin me Kosovën.

Bie në sy se Osmani në asnjë rresht nuk përmend Edi Ramën, kryeministrin edhe për 4 vite të tjera të Shqipërisë. Në fakt ky është thjesht një ‘borxh’ që Osmani i kthen Ramës, pasi edhe kryeministri Shqiptar e uroi në të njëjtën mënyrë zgjedhjen e saj në krye të Kosovës, pa e përmendur në emër. (lexo edhe ketu) 

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Vjosa Osmani.

Mes Ramës dhe Osmanit ka pasur një përplasje të fortë, pasi gjatë vizitës në Tiranë, presidentja e Kosovës, asokohe në cilësinë e ushtrueses së detyrës, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për minishengenin dhe traun e vendosur në Rrugën e Kombit.

Rama nuk e priti në Kuvend Osmanin, dhe preferoi që të mos ishte i pranishëm në sallë teksa ajo mbante fjalën e saj. (lexo) 

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb