Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me këtë studim ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale edhe presidenti Meta, i cili e konsideron emigracionin dramën më të madhe të dekadës së fundit, për të cilën thonë se duhet të merren masa urgjente, dhe jo të lihet pas dore.
Meta shprehet se e gjithë kjo situatë kërkon një reflektim urgjent, dhe marrjen e masave që të frenohet fenomeni negativ.
Postimi i plotë i Metës:
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.
Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019
(E.K/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
