Skip to content

Doli pa mandat deputeti, reagon për herë të parë Ervin Bushati: Punova fort…

Ervin Bushati nuk do të jetë në Kuvend pasi ka marrë një numër të pakët të votave nga qytetarët. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve, Bushati ishte në mesin e kandidatëve më pak të votuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se e rëndësishme është fitorja e PS-së duke vijuar të thotë se ka marrë një rezultat më të mirë se të vitit 2017, dhe për këtë i njeh vetes padyshim një pjesë të meritës.

POSTIMI:

TË PUNOJMË PËR PS. Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër fair dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numë rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12

Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati.