I pyetur nëse po trajtohet PD si pronë e rëndomtë e Sali Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri tha se kjo parti sot është sekt personal i Lulzim Bashës.

I ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN TV, Kulluri tha se Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë, i ulur me Edi Ramën dhe se ka marrë para pallatesh.

“Në 2015-ën unë kam drejtuar zgjedhjet në Selenicë pa Berishën, kaq. Sot që po flasim ajo nuk është një parti politike, është një sekt personal i kryetarit të partisë, Lulzim Bashës i cili e drejton.

Ose ai është kloun dhe përdoret, ai nuk ka thënë që është kloun. Unë di këtë, që Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë. Është ulur me Edi Ramën, ka marrë para pallatesh.

Nuk është familja e ime që merr para, është familja e Lulzim Bashës. Këtë e di gjithë PD. Paratë që marrin nga kandidatët për deputetë, turpi ka ndodhur prapë këtë herë, i ka marrë familja e tij jo unë.

Po ti jap me emër, ky më del me Ramën në bodrum, jo Sali Berisha”, tha Kulluri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko